Mustafi transferohet te klubi i madh nga Liga e Kampionëve

473

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi do të transferohet në Arsenal.

Shkodran Mustafi do të transferohet në Arsenal.

Mbrojtësi i Valencias do të jetë përforcimi i ardhshëm i “Gunners”, raportojnë mediat spanjolle.

Madje, klubi nga La Liga tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e reprezentuesit gjerman, përcjell lajmi.net.

Valencia dëshiron transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Eliaquim Mangala, që do ta zinte vendin e Mustafit.

Kurse, Mustafi në Arsenal do ta gjejë përforcimin tjetër të ri, Granit Xhaka.