Mustafi në Premierligë për 30 milionë euro

281

Antonio Conte dëshiron ta transferojë një mbrojtës te Chelsea, me Shkodran Mustafin në listën e trajnerit italian.

Conte fillimisht e dëshironte Leonardo Bonuccin e Juventusit, por insistimi i mbrojtësit të “Zonjës së Vjetër” për të qëndruar në Torino, ka bërë që menaxheri i ri i Chelseas t’i kthej sytë kah Mustafi.

Sipas AS, “blutë” janë të gatshëm t’i paguajnë 30 milionë euro për reprezentuesin gjerman, ndërsa klubi i Valencias i kërkon 40.

24 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit Everton në Angli, por dështoi të linte gjurmë.