Mustafi: Ja kush më bindi të transferohesha tek Arsenali

157

Shkodran Mustafi është zyrtarizuar si blerja e fundit e Arsenalit. Gjatë një interviste për “Sky Sports”, mbrojtësi shqiptar tha se Mesut Ozil e ka bindur që ti bashkohet “topçinjve”.

“Nuk kam biseduar me Mertesacker, pasi është larguar nga Kombëtarja gjermane, por kam biseduar me Mesut Ozil. Ai më tregoi çdo gjë që kisha nevojë të dija.

Çdo gjë ishte pozitive, kështu që ai më bindi shumë shpejtë. Nuk më është dashur shumë kohë të vendos”, tha Mustafi.

Arsenal për shërbimet e Mustafit i ka paguar Valencias 41 milionë euro.