Mustafa lavdëron Haradinajn

97

Isa Mustafa, përmes llogarisë së tij në Facevook ka lavdëruar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, për pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Ndonëse takimi, thekson Mustafa, nuk solli ndonjë gjë konkrete, ai vlerëson se pjesëmarrja e Haradinajt në takim ishte një gjest i mirë dhe që tregon pjekuri politike për vendin nga ana e tij.

Në takimin me presidentin, dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje dhe Nisma nuk morën pjesë.

Të tri partitë, përfshirë AAK-në, kanë theksuar edhe njëherë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për tërheqjen nga marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme për Kosovën, dhe dorëheqjen e Qeverisë për shkak të, sic thotë opozita, shkeljeve kushtetuese. Opozita ka rikonfirmuar mbajtjen e protestës së paralajmëruar për 17 shkurt 2016, në ora 14:00 në Sheshin Skënderbeu.