Mustafa: Komuna të reja, temë inekzistente

131

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas protestës së opozitës për themelimit të komunës së Prilluzhës, duke thënë se Qeveria është e fokusuar në zhvillim ekonomi dhe jo në themelimin e komunave.

Ai ka rekomanduar që askush mos të merret me tema inekzistente rreth komunave të reja.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

“Qeveria është e fokusuar në realizimin e programit ekonomik, në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikave të reja, për vende të reja pune, për zhvillim ekonomik.

Jo për themelimin e komunave të reja. Prandaj, të mos humbim kohë duke u marrë me tema inekzistente rreth komunave të reja, por të shfrytëzojmë kohën dhe energjinë për zhvillim, punësim dhe prosperitet. IM”.