Lideri i LDK’së, Isa Mustafa është marrë edhe me deputeten e LDK’së, Vjosa Osmani, e cila kishte udhëtuar në Australi për të mos qenë pjesë e seancë për të mos e votuar Thaçin President.
Mustafa ka thënë se i ka thënë dikush prej LDK ‘së ka shkuar për të marrë udhëzime në çadrat e verës australiane.
“Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane. Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan”, ka shkruar Mustafa, në Facebook.