Mustafa “frikësohet” se gratë që frikësohen se mos po i braktisin burrat do ta lëshojnë Kosovën

102

Isa Mustafa ka disa javë që e ka hapur sërish faqen e tij në Facebook, pasi vitin e kaluar e kishte mbyllur atë pas disa postimeve që u kritikuan shumë nga opinioni i gjerë. Ai ka filluar të jetë aktiv me pastime sërish.

Postimi i tij i fundit është një deklarim i tij lidhur me një peticion i cili po qarkullon në internet për nënshkrim, ku kërkohet largimi i ambasadorit Delawie nga Kosova.

Ja postimi i plotë tij, ashtu sic është shkruar:

“Po i përcjell disa deklarata të njerëzve të përgjegjshëm dhe mospajtimet e tyre me një peticion të pa kuptimtë të iniciuar, sipas disa mediave, nga një terrorist, kundër Ambasadorit të SHBA Delaëie.
Edhe unë do të gjeja njëmijë arsye të them se disa deklarata të njerëzve të VV janë krejtësisht të pavend, janë absurde, janë të pavlerë dhe nuk kanë asnjë peshë. Sepse peshë të errët ka dhuna që VV po ushtron.

Por kësaj radhe jam i “shqetësuar” për peticionistët. Sepse sipas tyre dikush duhet ta “lëshoj Kosovën”. Amerika nuk e lëshon sepse pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e duan Amerikën. Ata që “frikësohem” se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon) apo disa OJQ-ista nacionalist ,mos po turren kah lindja.

Sidoqoftë unë i respektoj më shumë SHBA-të. IM”