Mustafa: BE nuk do te kete arsye ta zgjase afatin per liberalizimin e vizave

65

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, andaj u shpreh se shpreson që javën e ardhshme kur do të vinë ekspertet nga vendet e BE-së për ta bërë vlerësimin e radhës për përmbushje të kritereve, nuk do të kenë më arsye ta zgjasin afatin për dhënien e rekomandimit për Kosovën.

Ai ndër të tjera e përmendi zgjidhjen e problemit të Avokatit të Popullit, javën e ardhshme tha se do të bëhet programi për Organin Shqyrtues të Prokurimit, si dhe janë bërë përgatitjet për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi./KosovaPress/