Musliu: Kosova pa Thaçin në dialog, si Barcelona pa Messin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ta heqësh presidentin e Kosovës nga ekpi i Kosovës në dialog me Serbinë është sikur t’ia heqësh Linonel Messin ekipit të Barcelonës, transmeton Gazetasheshi.com.

Ajo ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Unë ta them me bindje të plotë: të hiqet presidenti i Kosovës nga dialogu është sikur ekipit të famshëm me ia heq Messin. Është lideri më i përgatitur në këtë fushë dhe në këtë drejtim. Unë jam e bindur që edhe partitë politike e pranojnë këtë”, ka thënë ajo.

Musliu ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e kahershme dhe ajo identifikohet edhe me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

Ajo e ka parë të padrejtë gjetjen e Luginës së Preshevës në Serbi.