Muriqi u prezantua te Lazio por duhet të rikthehet në Turqi, kjo është arsyeja

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u prezantua  te Lazio duke zyrtarizuar kalimin në Serie A, por ai u largua sërish nga Italia.

Futbollisti shqiptar do të rikthehet në klub ditën e premte.

Ai do të marrë vizën italiane në Stamboll dhe do të nisë më pas aventurën me skuadrën laciale.

Muriqi që do të duelojë me Ciro Immobilen, mori fanellën me numër 94 dhe bëri hapin e madh në karrierë.

Shtatlarti la ekipin e Fenerbahçes për skuadrën e Lazios