Vedat Muriqi nuk është aspak në gjendje të mirë
Sulmuesi kosovar në ndeshjen kundër Zenitit, e vlefshme në kuadër të Ligës së Kampionëve ka pësuar një lëndim goxha të rëndë, shkruan Gazetasheshi.com
Muriqi gjatë ditës së sotme ka bërë një vizitë mjekësore në qendrën “Paideia”. Rezultatet e para nuk janë aspak të mira për të ku pritet të mungojë të paktën për dy javë.
Futbollisti nga Prizreni ende nuk ka gjetur golin e parë me Lazion, prej kur u transferua nga Fenerbahçe për 18 milionë euro.
Ai ka luajtur në tre ndeshje në Ligën e Kampionëve si dhe në disa ndeshje në Serie A, por deri më tash nuk ka arritur të realizoj.
/GazetaSheshi/