Murinho?! Van Gal qëndron dhe premton: Liverpooli do të pësojë 4

98

Ndoshta është një lëvizje për të mbaj tur përqendrimin e lartë në pritje të ndeshjes së kthimit për 1/8-tat e finaleve të Ligës së Europës, ndoshta vërtet nuk ka ende një akord të shkruar me Jose Murinhon, por fakt është që dje media britanike ka konstatuar se Luis Van Gal jo vetëm do të mbyllë këtë sezon, por në të njëjtën kohë do të jetë në krye të Manchester United edhe vitin tjetër.

Ky lajm ka kaluar menjëherë në plan të parë, sepse burimet mediatike kanë konfirmuar se shefi ekzekutiv i “Djajve të kuq”, Ed Uduard, ka nisur të projektojë me 64-vjeçarin holandez edhe fushatën e blerjeve për sezonin e ardhshëm. Por nëse kjo është vetëm një manovër ose jo do të mësohet në verë, ndonëse misioni më i rëndësishëm për Van Galin dhe skuadrën e tij është ndeshja e sotme, derbi europian ndaj Liverpooli.

Dueli i parë në “Anfield Road” përfundoi 2-0 për djemtë e Jurgen Klopit, të cilët sot do të kthejnë vizitën në “Old Trafford”. Edhe pse avantazhi është mjaft i madh për të kuqtë, Luis Van Gal paraqitet i qetë, por edhe shumë optimist e i sigurt në pritje të kësaj përballjeje, ndoshta sepse beson te skuadra e tij, ndoshta sepse zërat e fundit se ai do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm te Manchester United e kanë çliruar:

“Kemi mundësi reale që të mundim Liverpoolin dhe të kalojmë. Për ta bërë këtë mjafton që të besojmë te cilësitë tona dhe gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë. Tifozët tanë do të jenë arma më e rëndë- sishme në këtë ndeshje kthimit. Kam folur me futbollistët e mi dhe të gjitha jemi të bindur se mund ta përmbysim.

Nesër (sot) duhet të mendojmë vetëm se do ta mundim Liverpoolin. Na duhet të fitojmë 2-0 brenda 90 minutave, jo 3-0. Mjafton një 2-0 për të vënë në shina kualifikimin, sepse duke e dërguar ndeshjen në shtesë, më pas, me shtytjen e tifozërisë mund të shënojmë edhe dy gola të tjerë. Chelsea për ta bërë realitet misionin tim?

Nëse vërtet duam të kualifikohemi duhet të mendojmë vetëm për të shënuar. Nëse zbresim në fushë me mendjen se nuk duhet të pë- sojmë gol, do të gabonim. Ne duhet të lëshohemi në sulm të bindur se dy, tre, katër gola dimë t’i bëjmë, siç treguam me Midtjullandin”, tha trajneri Luis Van Gal.

/Panorama Sport/