Muriç: Çfarë viti, e dua këtë ekip

Arijanet Muriç po e shijon çdo moment, shkruan Gazeta Express.

Portieri i Kosovës arriti t’i fitojë dy trofe brenda pak ditësh me Manchester Cityn.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi para pak ditësh e fitoi titullin e kampionit në Premierligë me “Citizens”, ndërsa më pas e fitoi edhe një trofe tjetër, FA Cup pas fitores me rezultat të thellë, 6:0 ndaj Watfordit.

Dhe, kontingjenti i Cityt parakaloi me autobus të hapur, siç është bërë traditë, në rrugët e qytetit të Manchesterit duke e mbyllur kështu një sezon fantastik.

“Çfarë viti. E dua këtë ekip”, ka shkruar Muriç në Instagram.