Munishi vjen me një ide: Duhet të transmetohet edhe Liga e Parë

327

Ismet Munishi ka propozuar që edhe Liga e Parë e futbollit kosovar të transmetohet.

Derisa për Superligën e Kosovës, ndeshjet transmetohen në televizion, një gjë e tillë nuk po ndodhë me Ligën e Parë.

Andaj, Munishi thotë se edhe Liga e Parë duhet transmetuar.

“Duhet të transmetohet edhe Liga e Parë, pasi me kualitet është sikur Superliga e para katër vjetësh”, ka thënë Munishi në “ATV”.

“Madje edhe duhet të debatohet e analizohet për të”, tregoi ai.