“Munishi Show” – Nga zënkat me stafin teknik te Gjilani, deri te përjashtimi dhe puthja në fundin e ndeshjes!

Kryetrajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, derisa pati disa situata konfliktuoze në duel me SC Gjilanin, teksa në fundin e ndeshjes edhe u përjashtua nga gjyqtari kryesor Genc Nuza, raporton Gazetasheshi.com.

Por, gjithçka filloi në minutat e para të ndeshjes, kur Munishi pati një debat me tone të ashpëra me stafin teknik të SC Gjilanit, të cilët po pretendonin për një penalti brenda zonës në Gerhard Prognin.

Munishit nuk i pëlqeu aspak reagimi i stolit të ‘kuqebardhëve’, derisa i shkëmbeu disa fjalë me ta.

Ismet Munishi, kryetrajner i FC Ballkanit duke debatuar me stafin teknik të SC Gjilanit

Vetëm disa minuta më pas, ai ironizoi me shtabin teknik të gjilanasve, pasi që skuadra e tij e realizoi golin e parë në ndeshje.

Munishi u rikthye nga ‘kuqebardhët’ teksa festoi në mënyrë të pakontrolluar.

Ismet Munishi, kryetrajner i FC Ballkanit ironizon me stafin teknik të SC Gjilanit pasi realizoi skuadra e tij gol

Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që show-i ishte i rezervuar për pjesën e dytë të lojës.

Përveçse pati disa diskutime gjatë ndeshje me gjyqtarin kryesor Genc Nuza, ai gjithashtu pati një diskutim me futbollistin e Gjilanit, Muhamed Useini, i cili i kushtoi me përjashtim nga fusha e lojës.

Momenti kur Genc Nuza e ndëshkoi me karton të kuq Ismet Munishin, kryetrajnerin e FC Ballkanit

Përderisa po dilte nga fusha, Munishi i duartrokiti tifozët e Ballkanit dhe pastaj u ul në fushë dhe filloi t’i lidhë tojat e këpucëve të tij, veprim ky që u prit me duartrokitje nga tifozët vendas.

Pasi u ngrit në këmbë, ai e dërgoi edhe një puthje me dorë në drejtim të lojtarëve, trajnerëve e gjyqtarëve dhe pastaj shkoi drejt tunelit.

Munishi

Ismet Munishi vjen me gjestin e vitit pasi përjashtohet me karton të kuq.

Posted by Sporti në RTV Dukagjini on Friday, November 22, 2019

Kjo ishte hera e tretë këtë edicion që Munishi përjashtohet nga loja.

/Gazeta Sheshi/