Munishi: Po të isha selektor i Kosovës do ta kualifikoja në Evropian dhe Botëror

36

Trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Dhoma Rrëfimit’ ka deklaruar që do t`i pëlqente që një ditë të ishte përzgjedhës i Kosovës në futboll.

Ismet Munishi ka thënë që ai do ta kualifikonte Kosovën në kampionatin evropian dhe atë botëror.

‘Mua do më pëlqente që të jem selektor i Kosovës, po të isha unë do ta kualifikoja Kosovën në Evropian dhe Botëror’ tha Munishi.

Munishi i cili së fundmi do të jetë analist në televizionin e ri “ATV”, po ashtu ka deklaruar që nuk pretendon të bëhet kryetar i FFK-së.