Munishi me fjalë pozitive për gjyqtarin Shala – është objektiv dhe jo tendencioz

Është gjithmonë ‘konfliktuoz’ me gjyqtarët e ndeshjes, madje jo rrallë herë edhe është ndëshkuar nga ta, për të përfunduar në shkallët e tribunave. Megjithatë, trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, di të jap edhe kreditet e merituara për gjyqtarë të cilët ndajnë drejtësinë në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i FC Ballkanit pati vetëm fjalë pozitive për gjyqtarin Alban Shala, i cili e drejtoi për mrekulli ndeshjen në të cilën skuadra e Munishit barazoi ndaj Drenicës në Suharekë (0-0).

“Jam gëzuar shumë kur e kam parë delegimin e gjyqtarëve dhe se Alban Shala do ta drejtonte ndeshjen tonë. Është një gjyqtarë shumë objektiv, atë që e sheh e referon, mundet edhe të gabojë, por gjithmonë pa tendeca”, deklaroi Munishi në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”.

Alban Shala – gjyqtarë kryesor në kampionatin elitar

Në nivel të detyrës ishin edhe dy asistentët Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti, të cilët gjykuan rastet në mënyrë mjaft të mirë.

Ndryshe, Shala është njëri nga gjyqtarët më perspektiv në futbollin kosovar, derisa është i njohur edhe për përgatitjen e mirë fizike.

Lexo gjithashtu edhe:

Gjyqtarët kosovarë lënë nën hije futbollistët: Ky është rekordi i jashtëzakonshëm që kanë regjistruar

/Gazeta Sheshi/