Munishi: Kjo skuadër është pretendente për titull në Kosovë

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani arriti fitoren e radhës.

Në Gjilan, skuadra e Gentian Mezanit mposhti Vushtrrinë me rezultat 2:0.

Ndërsa, Ismet Munishi, trajner kosovar ka thurrur ‘elozhe’ për skuadrën gjilanase.

“Gjilani është një skuadër pretendente për titull”, tha Munishi në “Arena Sportive”.

“Trajneri Mezani është sulmuar pa të drejtë së fundmi”, shtoi Munishi.