Munishi i kundërpërgjigjet Starovës, i tregon diçka për përgatitje fizike

Debati i krijuar sot lidhur me formën fizike të futbollisëve të Feronikelit, e ka vazhduar trajneri Ismet Munishi.

Ishte trajneri i tanishëm i Feronikelit, Sulejman Starova i cili deklaroi se forma fizike e disa futbollisëve nuk ishte edhe aq e mirë.

Por ish-trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, në emisionin “Arena Sportive’, deklaroi se personalisht përgatit futbollisët mjaft mirë fizikisht.

“Nuk ka skuadër në Superligë më të përgatitur fizikisht se skuadrat që kam drejtuar unë. Normalisht se gjithë futbollistët sjanë të përgaditur njësoj ngase disa kanë ardhur me vonesë, disa kanë startuar me vonesë. Nuk është në rregull me u justifiku ngase justifikimi është për të dobëtit por ka pasur edhe kohë (2 javë) me pa gjendjen e futbollistëve, por ka mundur edhe të më pyes ngase kam marrëdhënie të mira më të (Starovën)”, theksoi Munishi  përcjell futbollikosovar.com.

Më tutje Munishi shtoi se trajnerët që po vijnë nga Shqipëria po mendojnë se ne kosovarët spo dijmë asgjë.

“Si duket trajnerët që po vijn nga shteti amë me autoritet të madh, po mendojnë se ne nuk dijm asgjë, por klubet kosovare duhet të dijn çka po marrin si trajner, e jo vetëm të marrin si emër”, shtoi Munishi.