Munishi e vajton golin e kohës shtesë

293

Trajneri i Prishtinës, Kushtrim Munishi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por goli i pranuar në kohën, sipas tij, është i papranushëm. Kryeqytetasit barazuan 1:1 me Besën në Pejë, derisa pësuan gol në kohën shtesë.

“Është mëkat çfarë goli pësuam, ishte fundi i ndeshjes. Shend Kelmendi nuk bëri presionin me kohë, mbrojtja mbeti e disorganizuar. Nuk është dashur ta pranojmë këtë gol në këtë mënyrë. Kemi mundur ta përfundojmë më herët ndeshjen”, deklaroi Munishi për “SuperSport”, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjithsesi, ai është i kënaqur me futbollistët e tij. “Jam shumë i kënaqur me futbollistët. Nuk kam vërejtje në asnjërin megjithëse ky gol nuk kapërdihet lehtë, por ky është futbolli”.

“Prishtina sulmon bashkë, mbrohet bashkë. Besa na vuri në presion, provuam përmes kundërsulmeve, por goli në fund është thjeshtë i papranueshëm”, përfundoi Munishi.

Prishtina në xhiron e ardhëshme është nikoqire e Gjilanit.