Munishi: Ballkani kishte vetëm gjysmë raste sot, Llapi kur shënoi ishte me dhjetë futbollistë

624

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kures,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Fitoren e sotme të Llapit ndaj Ballkanit e ka komentuar trajneri Ismet Munishi, i cili tha se i pëlqeu shumë Llapi sot.

“Ishte ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Sot më ka pëlqyer Llapi mjaft shumë, luajti me një sulmues të rrejshëm si Hoti dhe Zhdrella”, ka thënë Munishi në “ATV”.

“Ballkani kishte vetëm gjysmë raste sot, këtë ndeshje më pëlqeu Llapi shumë taktikisht, ka qenë i durueshëm dhe ka krijuar raste mes futbollistëve që janë të fortë individualisht”, tregoi ai.

“Llapi kur shënoi ishte me dhjetë futbollistë, kështu meritat i ka stafi teknik në krye me Batatinën”, shtoi Ismet Munishi.

Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/