Mungon vetëm ‘firma’, Tovërlani dhe Feronikeli pranë vazhdimit të bashkëpunimit

Afrim Tovërlani dhe Feronikeli janë shumë afër për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për një edicion të radhës, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku kryeqytetas e ka konfirmuar këtë informacion menjëherë pas ndeshjes me Prishtinën, megjithëse ka deklaruar se bisedimet ende janë duke vazhduar dhe nuk kanë përfunduar.

“Jemi në bisedime për ta vazhduar marrëveshjen edhe për një vit të radhës. Bisedimet po shkojnë mirë, mirëpo ende nuk i kemi finalizuar”, deklaroi Tovërlani për “Super Sport Kosova”.

Afrim Tovërlani – kryetrajner i Feronikelit (Foto: Albert Sinani)

Megjithëse Feronikeli ka mbetur jashtë garës për titullin kampion dhe është eleminuar nga Kupa, ata do ta rrespektojnë deri në fund kampionatin.

“Ne do të luajmë deri në fund duke dhënë maksimumin dhe duke rrespektuar kampionatin”, deklaroi Tovërlani.

Në kuadër të xhiros së 28-të, ekipi i Feronikelit do të ballafaqohet me Gjilanin në shtëpi.

/Gazeta Sheshi/