Mulaku i Vëllaznimit te Llapi

254

Llapi ka prezantuar edhe një përforcim sot. Fjala është për Nazif Mulakun, i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Vëllaznimit.

Marrëveshjen me futbollistin e ka konfrimuar trajneri, Tahir Batatina, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ditët në vijim të sjellë edhe ndonjë transfer tjetër edhe pse konsideron se skuadra gati është kompletuar.

Ndryshe, Mulaku është sulmues. Llapi më parë është përforcuar edhe me Berat Hysenin, Festim Krasniqin, Fuat Karabegun, Rron Statovcin, Ilir Avdylin, Arbnor Zeqirin, Nikola Gjorgjievskin, Bujar Idrizin dhe Filonit Shaqirin.