Muja: Mbijetesa nuk diskutohet, ’89-shi synon edhe Kupën!

37

Njëri ndër lojtarët kryesorë të Trepçës ’89, Arbnor Muja, beson se do të jetë gati për fillimin e stinorit pranveror.

Ai në një prononcim për KTV ka folur edhe për fazën përgatitore.

“Mendoj që në Shqipëri do të bëjmë nja tri-katër ndeshje miqësore dhe do të shikojmë se ku jemi në aspektin fizik dhe po ashtu edhe në atë taktik. Kjo do të na shërbejë si pasqyrë për të parë ku jemi, para vazhdimit të sezonit”, tha Muja.

Sulmuesi nga Mitrovica thekson se mbijetesa as që do të diskutohet, derisa pranon që do të tentojnë edhe triumfin në Kupën e Kosovës.

“Me punë, përkushtim dhe seriozitet, do të vazhdojmë njëjtë sikurse në sezonin vjeshtor. Mbijetesën as që e mendojmë si mundësi, kurse Kupën do ta ndjekim deri në fund për shkak se është rruga më e shkurtër për të dalë në Evropë”, pranoi Muja.

/Gazeta Sheshi/