Muharrem Sahiti e dërgon në “qiell” futbollistin e Dritës

Zëvendës selektori i Kosovës, Muharrem Sahiti e ka vlerësuar lart transferin e ri të Dritës së Gjilanit, Izair Eminin, i cili në këtë afat kalimtar u transferua nga Shkëndija e Tetovës.

Tekniku gjilanas ka thënë se Emini është një ndër lojtarët më cilësor në futbollin e Kosovës.

“Izair Emini është një futbollist tejet cilësor. Luan në të dyja anët dhe ka aftësi të mëdha teknike dhe para golit. Ai do ta bëjë dallimin pasi ka shumë cilësi”, ka thënë Muharrem Sahiti për emisionin ‘Koha Shtesë’ në SuperSport Kosova.

Emini ndaj Flamurtarit e realizoi golin e parë në kampionatin kosovar në fitoren e Dritës me rezultat 3:0.

Izair Emini në duel me Filonit Shaqirin në duelin Drita – Ferizaj

Emini ka luajtur edhe te Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Kukësi në Shqipëri.