Muharrem Jashari shpallet “Sportisti i Vitit 2019” në Komunën e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka bërë përzgjedhjen e laureatëve më të mirë për vitin 2019, shkruan Gazetasheshi.com.

Epiteti “Sportisti i Vitit” i ka takuar mesfushorit të Trepçës ’89, Muharrem Jashari.

Vetë futbollisti ka njoftuar se e ka pranuar këtë çmim, derisa ka falenderuar të gjithë.

“Faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e mesfushorit të talentuar.

Muharrem Jashari ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te ’89-shi edicionin e fundit, derisa ishte i ftuar në të kaluarën edhe te Përfaqësuesja U21 e Kosovës.

/Gazeta Sheshi/