MSN me statistika të frikshme (Video)

174

Treshja fantastike sulmuese e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, kanë krijuar një partneritet të pabesueshëm.

Kjo treshja, e quajtur ndryshe MSN, po thyen rekord pas rekordi teksa tani kanë kapur shifrën e 251 golave pas vetëm dy sezoneve.

Nga këto 251 gola, Messi ka shënuar 98 teksa ka dhuruar 46 asistime. Suarez nuk qëndron shumë prapa argjentinasit. Ai ka shënuar 91 gola teksa ka dhuruar gjithashtu 46 asistime. Derisa Neymari ka shënuar 62 gola dhe ka dhuruar 32 asistime.

MSN’ja e ka nisur furishëm edhe sezonin e tretë. Pas pesë ndeshjeve në të gjitha garat deri më tani, ata regjistrojnë 10 gola dhe nëntë asistime.

Nëse vazhdojnë me këtë formë, kjo treshe sulmuese mund të arrijë shirën e 150 golave në sezon. Në edicionin 2014/15 tre lojtarët realizuan së bashku 131 gola në të gjitha garat.