Mrekullia e Berlinit: Anglia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë

108

Anglia mposhti 2-3 Gjermaninë në “Olympiastadion”. Edhe pse ndeshja u luajt në kuadër të miqësoreve të muajit mars që zhvillohen para “Euro 2016”, skuadrat treguan një përgatitje të lartë në fushë ku nuk munguan golat dhe spektakli.

Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 43′ të pjesës së parë me anë të Toni Kros. Pjesa e parë ishte e balancuar për të dyja skuadrat, të cilat zhvilluan një lojë të kujdesshme, por skuadra e Lëvit ishte ajo që shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Gjermanët dyfishuan rezultatin në minutat e para të pjesë së dytë. Por anglezët nuk u dorëzuan. Harri Kane ngushtoi rezultatin në minutën e 61 në 2-1, ndërsa Jamie Vardy barazoi shifrat në minutën e 74′. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim, Erik Dier shënoi golin e tretë të kësaj ndeshjeje, duke përcaktuar edhe rezultatin final.