Mr. Bi u mashtrua nga Berlusconi, ja pse ngeci shitja e aksioneve

100

Kanë kaluar shumë kohë nga momenti kur Mr. Bi u prezantua si një nga ortakët e rinj të Berlusconit, por asnjë e re për sa i përket blerjes së aksioneve.

Mediat italiane zbulojnë faktin se fajin për këtë e ka presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili fillimisht i ka premtuar tajlandezit se do të shiste shumicën e aksioneve të Milanit. Në takimin e parë është diskutuar për 51% dhe diskutimet ishin vetëm për shifrën mbi blerjen e këtyre aksioneve.

Bi Taeçabul nuk pranoi të paguante 1 miliard euro për të marrë shumicën e aksioneve të kuqezinjve, por pretendonte që t’i blinte për 600 milionë euro. Pakti i parë mes palëve ishte që 48% e aksioneve do të shkonin në drejtim të Bi Taeçabul menjëherë pasi të hidheshin firmat, ndërsa për 3 vite të tjera do të kishte të drejtë të blinte edhe 15% aksione të tjera.

Berlusconi u tërhoq dhe më vonë nuk donte të shiste shumicën e aksioneve, por Bi s’pranoi të shpenzojë 500 mln euro në një shoqëri ku nuk merr dot vendime.