Mourinho përplaset me Kloppin dhe Wengerin

177
Jose Mourinho iu është përgjigjur deklaratave të rivalëve të tij, Arsene Wenger dhe Jurgen Klopp.

Të dy këta kritikuan ashpër shumën që United po i ofron Juventusit për Paul Pogba.

Wenger e ka cilësuar krejtësisht të çmendur këtë ofertë, ndërsa Klopp ka thënë se nëse futbolli vije në ditën që suksesi duhet të arrihet me para, ai do të pensionohet nga puna ky sport.

Këto deklarata i ka quajtur jo etike Jose Mourinho.

“Jam pragmatik në këto gjëra. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua, është ajo që ndodh në shtëpinë time, e jo te fqinjët”, deklaroi Mourinho.

“Unë tashmë kam dëgjuar çfarë kanë thënë dy nga kolegët e mi, dhe mendoj se kjo nuk është etike, kjo nuk më pëlqen”, shtoi portugezi