Mourinho pas humbjes: Transferojmë edhe këtë mesfushor (Foto)

231

Pas humbjes befasuese prej 4:1 në miqësore nga Borussia Dortmundi, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur për transferime.

Ish trajneri i Real Madridit tha se ekipi i tij do të tentojë që të sjellë edhe një mesfushor në ‘Old Trafford’, duke mos përmendur emër, por që tashmë të gjithë e dinë, duket se ai është Paul Pogba.

“Dortmundi shënoi fitore për shkak se janë në fazë më të avancuar të përgatitjeve në krahasim me Manchester Unitedin. Në miqësore gjithmonë fiton ajo skuadër që është përgatitur më mirë”, tha Mourinho.

“Sapo të nënshkruajmë me atë mesfushor, ne mbarojmë me kaq”, tha shkurtimisht portugezi për ESPN kur u pyet për transferime.

Mbetet të shihet nëse Paul Pogba do të transferohet në ‘Old Trafford’.