Mourinho lë jashtë yllin e Manchester United për Ligën e Europës (FOTO)

178

Bastian Schweinsteiger mund të ketë qëndruar në Manchester United këtë verë, por me një këmbë ishte jashtë saj. Këtë e vërteton fakti se Jose Mourinho nuk e ka përfshirë në listën e gjerë të futbollistëve për Ligën e Europës, përcjellë Gazeta Sheshi.

32 vjeçari i cili së fudmni u përshëndet nga kombëtarja gjermane e futbollit, duket se po kalon muajt e fundit tek “Djajtë e Kuq”, dhe me shpresën se merkato e janarit do vijë sa më shpejtë.

Njëherit ky mund të jetë sezoni i fundit i Schweinsteiger në Europë, me ç’rast mund të lëvizë destinacion nga kontinentet tjera.

Manchester United gjendet në gurpin A të Ligës së Europës së bashku me Feynord, Zorya dhe Fenerbahce.

Image result for bastian schweinsteiger