Mourinho kritikon ashpër Ronaldon (Video)

232

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka marrë kritika të shumta nga Jose Mourinho gjatë ditës së sotme.

CR7 u bë temë diskutimi në mediat botërore për veprimet që bëri në finale ndaj Francës. Në pamundësi për të qenë në fushë, për shkak të lëndimit që pësoi në fillim të ndeshjes, Ronaldo luajti rolin e trajnerit nga banka rezervë, veprim ky që nuk i ka pëlqyer aspak Jose Mourinhos.

“Cristiano Ronaldo nuk ndihmojë asgjë duke bërë ato veprime në minutat e fundit të ndeshjes”, tha fillimisht Mourinho.

“Në fushë ishin 11 lojtarë që kryenin punën e tyre dhe personi i ngarkuar për t’i drejtuar ata ka qenë trajneri”, shtoi Mourinho.

“Unë mendoj se ai ishte vetëm me emocione pasi pa ekipin e tij shumë afër triumfit”, tha ndër të tjera portugezi.