Mourinho kapet keq me Ranierin

168

Sezoni ri në Ligën Premier pritet të jetë me të vërtetë i zjarrtë. Jose Mourinho është njëra ndër arsyet. Tekniku portugez ka nisur luftën me disa trajnerë të këtij kompeticioni duke e nxehur garën para kohës, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Atë të cilën e ndërtoj njëherë kurrë më nuk shkatërrohet. Mendoj se kam ndërtuar një bazë të fortë në të gjitha skuadrat ku kam trajnuar, veçanarisht te Chelsea të cilët u bënë kampion pas largimit tim”, u shpreh Ranieri, duke aluduar në dështimin e Mourinhos me blutë e Londrës sezonin e shkuar.

I shpejtë ishte në përgjigjje tekniku portugez i cili i ktheu me mjeshtri fjalimin italianit:

“Pyeteni atë (Ranierin) nëse dëshiron ta ndërrojë karrierën e vet për timen. Sezoni i kaluar nuk ishte edhe aq i mirë për mua, mirëpo unë jam krenar me karrierën time”, u shpreh Mourinho.

/Gazeta Sheshi/