Mourinho ka gati transferimin i cili do ta tronditë botën e futbollit (Foto)

Pas Paul Pogbas, Jose Mourinho është gati të bëjë ofertën për transferimin i cili do të tronditë botën e futbollit.

Sipas ‘The Sun’, Mourinho dhe Manchester United janë duke bërë gati ofertën marramendëse prej 135 milionë funteve për sulmuesin e Barcelonës Luis Suarez.

Media spanjolle ‘Don Balon’ gjithashtu shkruan se Mourinho është i gatshëm të ofrojë shumën e çmendur për të nënshkruar me sulmuesin 29-vjeçar.

Interesimi i Unitedit vjen si rezultat i formës së dobët në ligë, ku ‘Djajtë e Kuq’ janë në krizë të rezultateve.

Mourinho shpenzoi 150 milionë funte në transferime të reja verën e kaluar, por United aktualisht renditet i teti në Premierligë me 15 pikë pas 10 xhirove.

luis-suarez-image