Mourinho ishte afër të rikthehej në Madrid

160

Real Madridi kishte negociuar me ish-trajnerin Jose Mourinho gjatë merkatos së Janarit, por Jorge Mendes përfundoi të gjitha bisedimet. Më vonë, drejtori i përgjithshëm i Real Madrid-it, Jose Angel Sanchez, zbuloi që Mourinho kishte nënshkruar një para-kontratë me Manchester United, njofton El Pais.

Zinedine Zidane do të vazhdoje të ketë mbështetjen e plotë të bordit drejtues, por kjo është vetëm falë mungesës së zëvendësuesëve të përshtatshëm.

Një alternativë tjetër, që poashtu ishte në syrin e drejtuesëve madrilen gjatë Janarit, ishte Mauricio Pochettino, por Florentino Perez nuk dëshiron të bëje biznes me Levyn pas eksperiencës së keqe me marrëveshjen për Gareth Balen.

Objektivi i kahmotshëm i Real Madridit mbetet Joachim Low, i cili pavarësisht se ka refuzuar dy herë klubin Madrilen, drejtuesit mund të rikthehen për të bërë një lëvizje për trajnerin Gjerman pasi Europiani 2016 të ketë mbaruar.