Mourinho e transferon Pogban për 100 milionë, Guardiola dy super lojtarë

297

Manchester City mund ta transferojë dyshen Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi dhe John Stones nga Everton.

Kalimi eventual i këtyre dy futbollistëve në “Etihad”, do t’i kushtonte “Citizens” rreth 130 milionë euro, përcjell Lajmi.net Goal.

Qendërnbrojtësi  Stones tash e sa kohë po lidhet me një kalim te City, me Evertonin që kërkon hiq më pak se 60 milionë euro për reprezentuesin e Anglisë.

E njejta vlen edhe për Aubameyang. Borussia Dortmund ia ka vendosur çmimin prej 70 milionë eurosh sulmuesit nga Gaboni dhe vështirë se do ta lë të largohet nën këtë shifër.