Mourinho “dorëzohet”: Messi të dhuron Championsin

174

Trajneri portugez, Jose Mourinho, pranon se “Messi e ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me tre trajnerë të ndryshëm, ndaj mendoj se është më e lehtë për ta fituar këtë trofe me të se kundër tij”.

“Special One” është dorëzuar, kësisoji, para provave, që flasin më shumë se asgjë tjetër, edhe retorika e tij agresive kundër yllit argjentinas dhe skuadrës katalanase, kur drejtonte Real Madridin në La Liga.

Në një intervistë me “BT Sport”,Mourinho tha për herë të parë se “në futboll ka lojtarë individualë. Për shembull,Messi ka fituar Ligën e Kampionëve me tre trajnerë të ndryshëm. Unë mendoj se është më e lehtë për ta fituar këtë trofe me të në skuadër se sa kundër tij.

Unë jam trajner dhe e di se ndonjëherë njerëzit mendojnë që individët janë më të rëndësishëm se ekipi. Personalisht besoj ende se kolektivi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, edhe pse është e qartë se ka lojtarë që mund të bëjnë ndryshimin”, u shpreh Mourinho.