Mourinho do t’ia japë një shans Januzajt

219

Jose Mourinho do t’ia japë një shans Adnan Januzajt që ta tregojë talentin e tij në Old Trafford, raporton The Sun.

Januzaj qe një kohë është i lidhur me një kalim nga Old Traffordi, pasi nuk ishte në planet e trajnerit holandez Louis van Gaal.

Por, raportohet se Januzaj e ka impresionuar në stërvitje Jose Mourinhon në këto javët e para.