Motra e Arijanet Muricit zbarkon në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen miqësore me Danimarkën duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

‘Gardiani’ i Kosovës dhe Manchester Cityt, Arijanet Muriç duket se është në disponim të mirë para ndeshjes.

Ai ka postuar pak minuta më parë në rrjetin sociale ‘Instagram’ një fotografi duke shkruar: ‘Let’s Go’.

Ndryshe, ai do të mbështetet fuqishëm nga motra e tij, Amra Muriç, e cila ka ardhur në Kosovë.

Ajo ka postuar fotografi nga hoteli ‘Swiss Diamond Prishtina’ në rrjetin social ‘Instagram’.

Muriç pritet që sonte të luajë titullarë në përbërjen e parë të përzgjedhësit Bernard Challandes.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë, zhvillohet sonte nga ora 19:00.