Levozhgat e vëzës nuk duhet t’i hidhni më pasi qe ato ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Mund t’ju duket e çuditshme por, per te perfituar nga vetitë që kane lëvozhgat duhet t’i hani ato.
Lëvozhgat e vezëve kanë shumë përfitime shëndetësore sidomos për nivelin e lartë të kalciumit.
Hulumtuesit holandezë kanë raportuar një efekt shumë pozitiv të kalciumit të lëvozhgave të vezëve (me magnez+ vitamin D) në dendësinë minerale të kockave.
Një studim i vitit 2003 gjithashtu tregoi se përdorimi në ushqim i lëvozhgave (pluhur) të vezës ndihmon kundër osteoporozës dhe qetëson dhimbjet.