Morina tregon se si i mposhti Trepça '89

595

Gjilani ka hedhur pas shpinës humbjen me rezultat 2:1 nga Trepça ’89, tani vëmendjen e ka te sfida e radhës (të dielën), kundër kampionit në fuqi Feronikelit nga Drenasi.

Fillimi i edicionit të ri si gjithmonë sjellë befasi interesante, kështu i ndodhi edhe gjilanasve, të cilët si vendas pësuan nga ’89-shi, madje kjo e fundit nga minuta e 73-të luajti me dy futbollistë me pak për shkak të kartonëve të kuq (pas dy të verdhëve).

Kjo humbje nuk e shqetëson kryetrajnerin e Gjilanit, Arbnor Morinën, ndërsa në anën tjetër ai e merr përgjegjësinë. Mirëpo, sipas tij, ky është vetëm fillimi i këtij edicioni dhe deri në fund janë edhe 32 ndeshje.

“Para lojës kam deklaruar se fillimi është i parashikueshëm, si në ndeshjet kampionale, si në ndeshjet për kupë. Djemtë e dhanë maksimumin, u shkrinë në fushë, kanë pasur iniciativë, disa gjëra nuk shkuan ashtu si duhet, nuk na konvenuan, pastaj në fillim të ndeshjes (nga minuta e 20-21’) nuk u akordua një penallti për ne, sepse gjërat do të ishin ndryshe. Pastaj pësuam gol, bëmë kthesë në lojë, kemi barazuar rezultatin dhe patëm disa raste, por kundërshtari na ndëshkoi me golin e dytë dhe e uruam për fitoren”, tha Morina ndër tjera për “Bota Sot”.