Morina përveç testit të COVID-19, propozon edhe një test tjetër për futbollistët

Skuadrat e Superligës së Kosovës po vazhdojnë testimin për koronavirus.

Shumë ekipe kanë kryer testet, dhe kanë dalur negativ në rezultate, shkruan GazetaSheshi.

Por drejtori sportiv, Arbnor Morina përveç testimit për COVID-19, ka propozuar edhe testin kondicional të futbollistëve ndryshe e njohur si Ergospirometrine.

“Per nje start te mbare te stinorit, te gjithe kolegeve te Superliges, pervec testit per COVID 19, ua preferoje testin kondicional te lojtarve apo ERGOSPIROMETRINE.

Ky test behet vetem tek Physio Miracle, dhe mat kapacitetin kardiak dhe pulmunar te futbollisteve, duke treguar rrezikun e lendimeve serioze per futbolliste.

E kam prvuar vet dhe eshte dicka qe per shume kohe i ka munguar futbollit tone.

Te gjitha rezultatet te analizuara nga mjeku i sportit, Dr. Bernard Tahirbegolli”, ka shkruar Arbnor Morina.

Per nje start te mbare te stinorit, te gjithe kolegeve te Superliges, pervec testit per COVID 19, ua preferoje testin…

Posted by Arbnor Morina on Tuesday, May 26, 2020

/GazetaSheshi/