Morina: Ky ishte momenti vendimtar i ndeshjes

Gjilani barazoi në shtëpi me skuadrën e Llapit (1-1), por trajneri i kësaj skuadre Arbnor Morina nuk është edhe se mbeti i kënaqur me këtë rezultat, sidomos pas një performance fantastike nga lojtarët e tij, sidomos në pjesën e parë, transmeton Gazetasheshi.com.

“Kishim katër mundësi ideale për shënim brenda 20 minutave lojë. Kemi avansuar me meritë, por në fund e bëmë gabimin e njejtë të cilin e kemi bërë edhe në Pejë. Më pas u dënuam nga penaltia dhe këtu mori çdo gjë sa i përket lojës, pasi nga ky moment nuk pati më shansa ideale për shënim”, deklaroi Morina.

/Gazeta Sheshi/