Morina ka një mesazh për futbollistët e tij

“Nuk ka ndeshje të lehta, sidomos në këtë kampionat. Ne duhet të koncontrohemi dhe të punojmë më shumë për të zhvilluar ndeshje më të mira. Kemi shpërdoruar mundësi të mira shënimi, ndërkohë që ne duhet të diskutojmë brenda shtëpisë tonë për këtë gjë”, tha pas ndeshjes tekniku i gjilanasve Arbnor Morina.

Ndryshe Gjilani ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Drenicës, në kuadër të javës së katërt në Vala Superligë, duke u ngritur në kuotën e nëntë pikëve.

Në ndeshjen e rradhës, Gjilani udhëton në Obiliq për tu përballur me Prishtinën.