Morati rrit dozën: “Calciopoli”? Një kënaqësi për Interin!

158

I intervistuar nga revista “FcInterNews”, presidenti i nderit zikaltër, Masimo Morati, është kthyer të flasë sërish për “Calciopoli”-n. Me vizionin e tij, sigurisht: “Sa i përket Interit, sigurisht kemi parë që ajo ishte zgjidhja që të gjithë mendonim por që askush nuk besonte se mund të ishte kaq e vërtetë.

Përtej faktit për vulgaritetin e gjithçkaje, ekziston kënaqësia për të kuptuar se të gjitha vuajtjet që kishim patur nuk kishin një arsye sportive, por ishin fryt i një mashtrmi të përgjithësuar që ndaj në atë pikë doli në pah”.