Morata ‘shpërthen’ ndaj Zidane

Alvaro Morata dëshiron të luajë më shumë te Reali i Madridit.

Në një prononcim për mediat pas fitores së djeshme ndaj Granadas, sulmuesi i Real Madridit ka folur pa hezitim rreth situatës së tij.

“Si çdo lojtar tjetër, edhe unë dua të luaj. Dua që gjithmonë të luaj dhe të shënojë gola. Kur trajneri më kërkon, unë gjithmonë jam gati”, deklaroi Morata.

“Nuk jam i frustruar, por dua të luajë më shumë. Kam 20 gola, që është një numër pozitiv, por dua më shumë”, shtoi Morata.

Sipas mediave spanjolle, këto fjalë të Moratas bëjnë të qartë largimin e tij gjatë verës.