Morata – Real Madrid, ndodh e papritura

Alvaro Morata nuk do të mbetet në Real Madrid.

Sulmuesi i Spanjës u rikthye në kryeqytetin spanjoll pasi “Los Blancos” e shfrytëzuan të drejtën e blerjes së tij nga Juventus, pas periudhës dyvjeçare të aventurës në Torino.

Por, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Morata ka nostalgji për Juventusin dhe dëshiron të kthehet tek “Bianconerët”.

Moratas i janë mbyllur rrugët për në Real Madrid e Chelsea që kanë arritur marrëveshje me sulmues të rinj.

Kurse, ai është i vetëdijshëm se nuk do të ketë hapësirë për lojë në Real Madrid.

Andaj, opsionin më të mirë për të luajtur e sheh në Juventus