Montella përgëzon Donnarumman

225

Milani ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e parë në Serie A ndaj Torinos.

‘Rossonerët’, triumfuan me rezultat të ngushtë 3:2 falë het-trikut të Carlos Baccas dhe pritjes madhështore të Donnarummas.

Portieri i talentuar priti penalltinë në minutën e 96-të për t’i lënë pikët e plota në Milano dhe për këtë e ka përgëzuar trajneri Vincenzo Montella.

“Ndeshja ishte shumë e mirë dhe jemi me fat që kemi një lojtar si Carlos Bacca. Jam i kënaqur nga skuadra”.

“Donnarumma me pritjen e penalltisë e vuri drejtësinë në vend pasi nuk do të ishte e ndershme mos ta merrnim fitoren”, tha Montella.

Në ndeshjen e dytë në Serie A, Milani do të ketë punë të vështirë pasi do të përballet me Napolin në udhëtim.