Monchengladbach 2:2 Real Madrid, notat e lojtarëve

Një tjetër ndeshje, një tjetër paraqitje pa fitore nga Real Madridi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos kanë barazuar 2-2 në udhëtim te Borussia Monchegladbachu në garën më të madhe për klube në Evropë, derisa në javën e kaluar u mposhtën 3-2 në shtëpi nga Shakhtar Donetsku.

Ndaj Monchengladbach, Real Madrid ishin në disavantazh prej 2:0, për ta barazuar rezultatin në fund të ndeshjes.

Marcus Thuram shënoi të dy golat për skuadrën gjermane.

Në minutat e fundit erdhi reagimi i Realit, që fillimisht ngushtoi epërsinë me Karim Benzman, për të barazuar pastaj me Casemiron.